Komuna e Vushtrrisë: Mos i dërgoni fëmijët nesër në çerdhe

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që çerdhet të hapen nga nesër por Komuna e Vushtrrisë po ankohet se nuk ka marrë asnjë informatë zyrtare dhe as rregullat për hapjen e çerdheve.

Njoftimi i plotë:

“Në medie u përmend data 1 qershor për hapjen e qerdheve në kushte dhe rregulla strikte. Ne si DKA dhe Komunë nuk kemi marrë asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.” shkruan në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Duke marrë parasysh mosqartësimin e rregullave për funksionimin e çerdheve në këtë kohë, komuna e Vushtrrisë u ka kërkuar prindërve që nesër mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

“Bazuar në këtë prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe publike dhe ato private nesër (kjo me kërkesë të këtyre institucioneve private) deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.” shkruan në njoftimin e komunës së Vushtrrisë.