Komuniteti shqiptar në Amerikë promovon kulturën dhe traditat tona

Shqiptarët kudo nëpër botë nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre, ani pse kanë jetuar me vite larg atdheut.

Pos që janë treguar të suksesshëm në biznese e fusha të tjera, ata kanë hapur edhe qendra kulturore e shkolla shqipe, përmes së cilave promovojnë kulturën e traditën shqiptare.

Për promovimin e kulturës shqiptare janë bërë bashkë edhe komuniteti shqiptar në Los Anxhelos, sipas një njoftimi të Ministrisë së Diasporës.

“Komuniteti shqiptar në Los Anxhelos, Amerikë, ka zhvilluar një aktivitet, në të cilin është diskutuar mbi përpjekjet e përbashkëta për promovimin e vlerave, si dhe mënyrat e bashkëpunimit për t’u bërë më aktiv brenda vetë komunitetit shqiptar atje”, thuhet në njoftim.