Konfirmohet kampion bote në peshëngritje Briken Calja, del negativ në testin antidoping

Briken Calja, peshëngritësi shqiptar i cili u shpall kampion bote në peshën 73 kg është konfirmuar me të njëjtën titull duke bërë krenarë shqiptarët, pasi rezultoi negativ në testin antidoping. Ai ka rezultuar i pastër së bashku me sportistët shqiptarë pas Botërorit të Peshëngritjes.

Rezultatet e testit të zhvilluar në Tashkent të Uzbekistanit u publikuan ditën e sotme.

Calja fitoi medalje të artë dhe të argjendtë. Medaljen e artë në stilin e shkëputjes me 156 kg të ngritura, ndërsa medaljen e argjendtë në stilin e shtytjes 186 kg dhe dygarësh 342 kg. Fatkeqësisht ai humbi për vetëm 1 kg medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios.