Konfirmohet nga agjenti, Kumbulla drejt gjigantit italian

Thashethemet e merkatos në këto ditë janë të shumta.

Një prej tyre është edhe e ardhmja e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili mund të largohet që në janar nga Hellas Verona.

Destinacioni mbetet ende mister, por agjenti, Gianni Vitali ka zbuluar shumë për të ardhmen e shqiptarit. Në një prononcim për “FcInterNeës.it”, Vitali ka pohuar se Kumbulla ndiqet nga skuadra e Interit.

“Inter ka ndjekur Kumbullën që nga fillimi i sezonit. Të gjithë, ashtu siç do të ishte, do të bëjnë vlerësimet e tij. Ai është një lojtar i ndjekur dhe i kërkuar nga klubet italiane dhe evropiane. Është gati për Interin dhe mund të luajë në mbrojtjen e zikaltërve,” konfirmoi Vitali.

Mbrojtësi i kombëtares kuqezi pëlqehet edhe nga ish bomberi i Shqipërisë, Igli Tare, që e kërkon me ngulm te Lazio e tij.