Konfiskohet numër i madh i gjedheve, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Pejë nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve, disa të gjalla disa të therrura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës.

Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./KosovaPress/