Ndërron jetë veterani i luftës së UÇK-së, Afrim Mujota

Ka ndërruar jetë veterani i luftës së UÇK-së, Afrim Mujota, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka dhënë Organizata e Veteranëve të Luftës dega në Shtime.

Njoftimi:

Të nderuar bashkëluftëtarë , na paska ikur në amshim edhe një luftëtar i lirisë.

Ndërroj jetë veterani i UÇK-së, Afrim Sali Mujota ai po vuante nga një sëmundje të rëndë e cila e rrëmbeu shumë shpejtë në moshën më të mirë. Familja Mujota nga fsh.Mollopolc luftës për liri i dha shumë, nga kjo familje kemi Dëshmorë, viktima civile, invalidë e veteranë të shumtë që u rreshtuan krahë UÇK-së duke kontribuar edhe në fusha tjera me qëllim realizimin e ëndrrës shekullore LIRISË! Ajo u arrit falë gjakut, mundit e sakrficës gjithë shqiptarëve!

Me këtë rastë i’u shprehim ngushëllimet më thella familjes Mujota, bashkëvendasve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të Afeimit!

Ceremonia Ushtarake e Varrimit bëhet nesër më datë 22.06.2023 në ora 17:00, në Varrezat e Veteranve në fshatin Mollopolc.

Lavdi të qoftë Afrim S. Mujota, i lehtë të çoftë dheu i Kosovës!