Konflikt me sende të forta mes disa personave, tre të plagosur

Tre persona janë dëmtuar gjatë një konflikti me sende të forta në Përmet.

Personat K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç janë konfliktuar me K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat.

Gjithashtu është shoqëruar në ambientet e komisariatit Gj. B., ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

“Në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit K. Xh., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet. Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K. Xh., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme. Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij”, sipas policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel