Kryeministri Hoti thotë se s’ka karantinim në veri

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në veri nuk është vendosur masa e karantinimit, pavarësisht se për këtë dje njoftuan shtabet komunale të komunave në veri.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se askush s’mund të vendosë masë të karantinimit, pa marrë vendim Qeveria e Kosovës.

“Në veri vlen vetëm ligji i Kosovës, asnjë ligj tjetër. Ne si qeveri ne do të marrim vendim nëse ka nevojë për kufizim të lëvizjes. Institucionet e Kosovës, policia e Kosovës respektojnë vetëm vendimet që dalin nga Qeveria e Kosovës, asnjë vendim tjetër”, ka thënë Hoti.