Konjufca për të pagjeturit: Do të bëjmë çmos që drejtësia të ndodhë,sepse s’mund të ketë qetësi pa drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se të gjitha masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë janë akte të gjenocidit.

“Të gjitha masakrat që ka kryer Serbia në Kosovë janë akte të gjenocidit, mirëpo përpos që i ka vrarë rreth 14 mijë qytetarë duke mos i kursyer as fëmijët, gratë dhe pleqtë, krimi tjetër i shumëfishtë që Serbia ka bërë është që shumë prej tyre i ka rrëmbyer dhe i ka zhdukur me dhunë.Edhe në Serbi ka dhjetëra e dhjetëra jo vetëm varreza masive të shqiptarëve të cilët trupat e të cilave janë gjetur edhe pas luftës si në Rudniëc, Rashkë, Kizhevak e në liqenin e Peruqavcit, e shumë lokacione të tjera”, tha ai.

Konjufca shtoi se shumë prej atyre ende nuk janë zbuluar dhe se Serbia i mbanë të fshehura.

“Por shumë prej atyre ende nuk janë zbuluar dhe Serbia i mbanë të fshehura e ato mund ti dinë vetëm autoritetet e Serbisë, meqë Serbia ishte përgjegjëse për gjithë gjenocidin e gjithë vuajtjet që ia shkaktoi popullatës shqiptare në luftë.Por bashkë me gjithë këta familjarë, me presidenten e kryeministrin kemi dal për t’i nderuar të gjithë të zhdukurit me dhunë meqë është obligim i çdo zyrtari shtetëror e publik që jo vetëm ti nderoj por poashtu të bëjmë çmos qe drejtësia të ndodhë dhe të vij në vend, meqenëse s’mund të ketë qetësi pa drejtësi në Kosovë. Lavdi të gjithëve, të rëndëve e dëshmorëve e martirëve të Kosovës”, shtoi Konjufca.