Konjufca reagon për intervistimin e Kelmendit nga BIA dhe legjitimimin e termit shovinist për shqiptarët nga Gjykata e Beogradit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas Gjykata e Apelit në Beograd e ka konsideruar të ligjshëm përdorimin e termit fyes për shqiptarët që u përdor nga ministri Aleksander Vulin. Kjo pasi kjo gjykatë ka hedhur poshtë ankesën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa për padinë e ngritur ndaj Vulinit në Gjykatën e Lartë në Beograd

Konjufca ka shkruar se Serbia udhëhiqet nga figura që mohojnë masakrat që shteti serb ka kryer në Kosovë dhe 24-orëshi i fundit është Open Balkan-i që po tentohet të shitet si fqinjësi e mirë.

“Sot Gjykata e Apelit në Beograd e ka quajtur të ligjshëm përdorimin e termit shovinist e ofendues për shqiptarët, duke e rrëzuar padinë e ngritur ndaj ministrit të brendshëm Vulin nga Këshilli Kombëtar Shqiptar. Serbia udhëhiqet nga figura politike të cilat i mohojnë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë”, ka shkruar ai.

Konjufca ka përmendur edhe rastin e marjes në pyetje të gazetarit Adriatik Kelmendi nga BIA serbe.

“Në anën tjetër sot është intervistuar gazetari Adriatik Kelmendi nga shërbimi sekret i Serbisë. Gjatë kohës së Milosheviqit këto i quanin ‘biseda informative’. Vërtet e trishtë dhe e papranueshme”, ka shkruar ai.