Konjufca: S’do ta implementojmë draftin e BE-së për Asociacionin, është i dëmshëm

Draft-statutin për Asociacionin të propozuar nga Bashkimi Evropian, fillimisht u tha se u pranua nga Kosova.

Kurse sot, kryekuvendari, Glauk Konjufca, tha se ai propozim i BE-së nuk ka shanse të zbatohet, pasi sipas tij është shumë i dëmshëm.

“Ky draft i BE-së, i them faleminderit shumë që na keni këshillu kështu. Nuk implementohet ai draft, por i themi faleminderit shumë, por aty që ka gjëra problematike. Pse janë ato gjëra, sepse ato janë sepse nuk i ka shkru Kosova… Unë mendoj që është i dëmshëm”, tha ai në Klan Kosova.

Tutje Konjufca tha se “kurrfarë drafti i BE-së, nuk është obligativ për Kosovën. Drafti i BE-së, nuk zbatohet nuk jemi askund aty. BE nuk e ka këtë kompetencë, të propozojë draft”.