Konjufca thërret mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII.

Sipas njoftimit për media në rend të ditës janë:

-Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP,

-Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës,

-Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. ​

Mbledhja do të mbahet në orën 11:00 në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.