Ndërron jetë veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se Gashi ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike brezat e rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm i Administratës në Komunën e Klinës.

Postimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Gashit nga fshati Sferkë.

Bedriu ishte mësues, duke i edukuar në frymë patriotike breza të rinj e po ashtu ishte edhe punëtor i vyeshëm administratës në Komunën e Klinës.

Ngushëllime të sinqerta, familjes Gashi, miqve e të gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! /Fokusi.info/