Kontinenti i vetëm që nuk ka raste me koronavirus

Ka një kontinent që ka mbetur pa u infektuar nga koronavirusi. Është Antarktika. Përveç pinguinëve atje ndodhen edhe disa grupe kërkuesish.

Deri më tani asnjë prej tyre nuk ka shprehur shenja infeksioni apo simptoma të COVID-19.

Kërkuesit britanikë duhet që të kalojnë një karantinë 14-ditore përpara se të shkojnë në kontinent.

Gjatë gjithë vitit në Antarktikë shkojnë rreth 1 mijë shkencëtarë. Spitali më i afërt që ofron edhe terapi intensive është në Kili, mijëra kilometra larg.