57 vjeçari me probleme mendore qëllon me armë zjarri drejt policisë

Një 57 vjeçar me probleme mendore ka qëlluar në drejtim të policisë. Ngjarja ka ndodhur në Skrapar në lagjen “5 shtatori”.

Shtetasi me iniciale H. H fillimisht ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi 57 vjeçari, kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas.

Top Channel