Kontroll në pikën kufitare, arrestohen 3 të rinj me drogë në çantë

3 të rinj nga Konispoli kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi gjatë kontrollit iu gjetën 3 kg lëndë narkotike të ndarë në dy pako.

Në pranga ranë G. SH 21 vjeç, A. A 22 vjeç, dhe A. S. 19 vjeç.

Ata u ndaluan në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë.