OVL UÇK dega në Drenas, dënon vrasjen e veteranit në fshatin Nekoc

Oganizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dega në Drenas, ka dënuar vrasjen e veteranit Qamil Demiri në fshatin Nekoc, shkruan Fokusi.info.

OVL e UÇK-së, në Drenas, bën thirrje organeve të drejtësisë që sa më shpejtë të zbardhin rastin.

“Për ne si organizatë është e paprnueshme çdo vrasje që ndodhë në komunën tonë, por edhe më i papranueshëm është vrasja e një ish pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranit të UÇK-së Qamil Demiri”, thuhet në reagim.

Ne, e dënojmë këtë akt dhe ndjejmë keqardhje për këtë vrasje.
Qamil Demiri, ishte dhe do të mbetet në kujtesën tonë, si një luftëtar trim, një shok i mirë, punëtor dhe i afërt me të gjithë.

Familjes Demiri, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta si dhe bashkëluftëtarëve dhe miqve të Qamilit!
I lehët i qoftë dheu i Kosovës, përfundon reagimi i OVL UÇK-së në Drenas./Fokusi.info/