Koronavirusi/ Manastirliu: Pensionet do u dërgohen në shtëpi me kosto zero

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha pak çaste më parë se një nga masat e marra është që pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero. Ajo deklaroi në mbledhjen e qeverisë se Posta do të hartojë një plan masash, për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun, dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Ministrja konfirmoi se pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi, me kosto zero.

“Posta të hartojë një plan masash, për të kufizuar kontaktet e punonjësve me publikun dhe për të shmangur grumbullimin e njerëzve në sportele. Pensionistëve do u dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero.

Privati të marrë masa për parandalimin e përhapjes së virusit tek punonjësit gjatë aktivitetit të punës, kontakti i punonjësve mes tyre dhe me publikun, të shmangen nëse shërbimi mund të ofrohet online. Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk të komunikojnë online këtë rethanë autoritet shëndetësore, ISHP-së, nëse nuk e kanë plotësuar skedën e udhëtarit kur janë kthyer në vendin tonë. Kush hyn në territorin tonë, duhet ta plotësojnë këtë skenë. Do ndalohet apo pezullohen të gjitha konkurset publike për punësim apo shkollim”, tha Manastirliu./tiranatoday.al