Aksident në Gjakovë, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në trafik.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli”, në Gjakovë.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lentime trupore kanë pësuar dhe tre viktima, dy femra dhe një mashkull kosovarë”, thuhet në raport.

Më tej thuhet se viktimave iu është ofruar trajtim mjekësor dhe se për shkak të natyrës së lëndimeve viktima mashkull kosovar është ndalur për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në Spitalin Rajonal Gjakovë.