Koronavirusi/ Ministrja e Arsimit prezanton platformën mësimore online

Si pasojë e koronavirusit në Shqipëri, procesi mësimor është pezulluar, ndërkohë së fundmi Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka prezantuar një platformë online.

“900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al”, shkruan Shahini në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Ministres së Arsimit: “900 leksione në matematikë dhe shkenca, për klasat 6-12 i gjeni në platformën mësimore Akademi.al.

Regjistrohuni sa më parë dhe aksesojini ata. Nëse keni pyetje, na shkruani këtu.

Paralelisht, pyetjet më të shpeshta që nxënësit kanë për leksione të caktuara, do t’i adresojmë me video të reja nga mësuesit dhe do të publikohen këtu.

Jam e lumtur të prezantoj Dean Çelaj, i cili e vuri platformën në dispozicion të të gjithë nxënësve pa pagesë. Tani, në bashkëpunim me MASR, Akademi.al do të pasurohet me video-leksione të tjera për lëndët dhe klasat që mungojnë”.