Koronavirusi në Shqipëri, 12 viktima në 24 orët e fundit

12 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që janë regjistruar dhe 425 raste të reja.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64-83 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se gjatë ditës së fundit janë kryer 1827 vaksinime, 3070 testime, ndërsa janë shëruar nga virusi 550 persona.

“Vijon procesi i vaksinimit anti COVID-19 në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1,827 vaksinime anti COVID-19 dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 64,075 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit”.

“Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: janë kryer 3070 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 425 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 88,899 që nga fillimi i epidemisë”.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 320 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë pacientë janë të intubuar.

Statistika (27 Mars 2021)

Raste të reja ditore        425

Të shëruar në 24 orë     550

Të shtruar në spitale      320

Humbje jete në 24 orë   12

Testime ditore                3070

Testime totale            548,314

Raste pozitive             123,641

Raste të shëruara        88,899

Raste Aktive                 32,538

Humbje jete                  2204

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22281

Fier     2625

Durrës    1369

Vlorë     1280

Shkodër   1210

Gjirokastër  1266

Korçë     789

Lezhë     534

Elbasan  386

Kukës     355

Dibër    324

Berat     119