Vdekje e dyshimtë në Pejë

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në rrethana ende të paqarta në Vitomiricë të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 06:55 Policia ka marr një informatë se në fshatin Vitomiricë një person është i shtrirë dhe dyshohet të jetë pa shenja jete, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjën e viktimës, me urdhër të prokurorit rasti cilësohet si hetim i vdekjes” pohoi Rugova.

Ai shtoi se Policia është duke u marrë me rastin.