Koronavirusi nuk përhapet përmes ushqimit

Koronavirusi ka rrethuar Kosovën , por fatmirësisht në vendin tonë akoma nuk është shfaqur asnjë rast.

Ekspertët kanë bërë të ditur se ky virus ka përhapje të shpejtë nga personat që infektohen me të dhe kanë bërë thirrje që të merren masa urgjente në higjienën personale dhe në komunitet.

Por a përhapet Koronavirusi nëpërmjet ushqimit?

I kontaktuar nga “Gazeta Blic” kryetari i OJQ Konsumatori , Seladin Kaqaniku ka theksuar se transmetimi i Koronavirusit nuk bëhet nëpërmjet ushqimit.

“Ekspertët e thonë që Koronavirusi fatmirësisht nuk shpërnadahet as nëpërmjet ushqimit e as nëpërmjet mallrave. Faza e inkubacionit dhe kushtet teknike nuk i mundësojnë transmetim. Transmetimi kryesisht bëhet kryesisht nëpërmjet pështymës, prekjes dhe këto janë mënyra shumë të lehta që bëjnë transmetimin e sëmundjes dhe për këtë duhet të tregojmë shumë kujdes” ka thënë shkurt Kaqaniku.

E për të parandalur këtë sëmundje infektive edhe Kosova ka marrë masa urgjente.

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka shpërndarë kudo zyrtarët mjekësor, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në vendin tonë deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID 19 .