Kosova dhe Kroacia me marrëveshje në fushën e arsimit

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq,kanë firmosur marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë në fushën e arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë.

“Falënderova ambasadoren e Kroacisë për bashkëpunimin e deritashëm në fushën e arsimit, njëherësh u shpreha se ky bashkëpunim do të vazhdojë të thellohet edhe më tutje në të ardhmen”.

“Kjo Marrëveshje vjen si rezultat i angazhimeve të përbashkëta, me konkretizimin e së cilës do të përfitojnë të rinjtë e të dyja vendeve dhe është me rëndësi që kjo Marrëveshje përfshinë jo vetëm arsimin e lartë, por edhe bashkëpunimin në fushën e arsimit të mesëm”, ka shkruar Bytyqi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.