Zv/kryeministri Selmanaj paralajmëron gjendje të jashtëzakonshme nëse nuk ulet numri i rasteve

Zv.kryeministri Driton Selmanaj sonte në Rubikon ka paralajmëruar masa radiale nëse vazhdon ky ritëm me infektime me koronavirus.

Madje ai thotë se nuk do të përjashtojnë as gjendjen e jashtëzakonshme.

‘’Nëse vazhdon kështu do të detyrohemi të marrim masa radikale. Ndoshta ndoshta edhe shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme.

‘’Nëse ky trend vazhdon, jemi të detyruar t’i përgjigjemi secilës situatë ‘’.