Kosova me zbrazjen më të lartë të popullsisë në Evropë

Kosova, megjithatë, për diçka është në vendin e parë në Evropë.

Ajo është në krye të shteteve evropiane, të cilat kanë pasur tkurrje të popullsisë në 10 vjetët e fundit.

Me 15.4%, Kosova kryeson listën, e cila vazhdon me vendet e tjera, si Lituania, Letonia, Bosnjë e Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Serbia e të tjerë.

Sipas të dhënave të Eurostatit, Shqipëria është në vendin e nëntë, derisa kjo listë përmbyllet me Moldavinë, e cila ka një tkurrje të popullsisë prej 0.9%.