Kosova nuk u ftua nga Biden në samitin e Demokracisë, reagon Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për herë të parë, pasi Kosova nuk u ftua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në samitin e Demokracisë që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

I pyetur nga gazetarët mbi këtë çështje, Kurti tha se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, duke thënë se një shpjegim për këtë pyetje është dhënë nga ambasada e SHBA në Prishtinë.

“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti.

Në reagimin e saj, Ambasada amerikane ka thënë se jo të gjithë partnerët mund të përfshiheshin në këtë nismë, duke theksuar se SHBA mbetet një alet i palëkundur i Kosovës.

Ndërkohë, ka pasur edhe një reagim nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka akuzuar Albin Kurtin keqqeverisja e tij ka bërë që SHBA mos të ftojë Kosovën në Samit.

SHBA do të jetë mikpritësja e takimit të lartë për demokraci, i cili do të zhvillohet me datë 9 dhe 10 dhjetor. Në këtë takim janë të ftuar rreth 100 vende të botës, ku do të marrin pjesë edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, por Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk e kanë një ftesë të tillë. Ndërkohë, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të marrin pjesë në samit.