Pse u suspenduan përkohësisht policët Shqiptar

Pas largimit të 4 policëve Shqiptar nga puna kanë reaguar shumë krerë politik nga komuna e Bujanocit, dhe më gjerë.
Por pse erdhi deri te suspendimi i 4 Policëve Shqiptar, nga stacioni policor në Bujanoc.
Policët Shqiptarë nuk janë larguar për gjithmonë nga puna thuhet në një reagim të publikuar nga Nexhat Behluli, drejtor i RTV Spektri.

Ai ka thënë se 4 Policët Shqiptarë të stacionit Policor në Bujanoc, janë suspenduar përkohsisht nga detyra si pasojë e mos kryerjes profesionale të detyrës zyrtare gjatë një ndeshje futbollistike në fshatin Tërnoc, në kohën e pandemisë.

Suspendimi i përkohëshem nuk d.m.th, edhe ndërprerjen e mardhënjes të punës por kjo masë është procedurë ligjore në Polici, atyre ju paguhet paga mujore 50%, deri në përfundimin e procesit gjyqësorë dhe sërisht kthehen në vendin e punës (më së voni pas 3-5 muajëve), sepse edhe vepra e tyre nuk është e nivelit për ta humbur vendin e punës, Policët kan angazhuar mbrojtës (avokat) dhe këtij problemi pa dashje vet i dalin në krye me sukses sepse të gjithë janë me provojë të gjatë në polici.

Ndërsa Behluli ka reaguar edhe kundër politikës lokale gjatë këtij reagimi.