Kosova pranon 1 mijë teste për koronavirus nga Serbia

1000 teste të tjera janë pranuar sot si donacion nga Serbia në kuadër të bashkëpunimit midis shteteve të rajonit lidhur me masat kundër Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Nga 8 shkurti, në Kosovë janë testuar 3,915 persona, nga të cilët 449 kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen Covid-19, që e shkakton koronavirusi, dhe 12 të vdekur.

Të shëruar deri sot në Kosovë janë 79 raste.