“Marrëveshje sekrete shkëmbimi territoresh mes Vuçiq e Thaçit”, Presidenti serb i përgjigjet Kurtit

Pas akuzave të kryeministrit Albin Kurti, për një marrëveshje të fshehtë shkëmbimi territoresh mes Presidentit Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ky i fundit ka reaguar përmes një deklarate.

Vuçiq ka thënë se nuk ekziston një marrëveshje e tillë për të cilën pretendon Albin Kurti, duke thënë më tej se me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ka kohë që s’ka pasur diskutime serioze.

“Unë s’kam pasur një bisedë serioze me Hashim Thaçin, dhe s’e mbaj mend herën e fundit kur e kam bërë një gjë të tillë.”- ,ësohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq është shprehur se akuzat e Kurtit janë“teori absurde konspirative” dhe se këto deklarime i sheh si pjesë të luftës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje me Presidentin Thaçi.

“Ata po e luftojnë njëri tjetërin aq ashpër sa që s’ka rëndësi se kush çfarë thotë, ata janë në gjendje ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjerat më të tmerrshme, por unë s’jam i interesuar për një gjë të tillë. Unë nuk futem në gjëra të tilla. Ne s’jemi duke biseduar me ta. Shpresoj që atje në Prishtinë të jetë dikush me të cilin ne do të mund të flasim.”- ka thënë ai.

Më tej presidenti serb u shpreh se aktualisht nuk ka asgjë sa i përket një zgjidhje për problemin me Kosovën.

“Do ta bëjë një gjë të tillë edhe përkundër të gjitha problemeve që na ka sjellë një çështje e tillë. Do ta them një gjë të tillë, me shpresën që do të kemi diçka në të ardhmen. Por aktualisht s’mund ta them një gjë të tillë. Ne s’kemi asgjë.”-ka thënë Vuçiq.