Kosova – prioriteti i SHBA-ve, Rusia e gatshme të përfshihet në procesin e dialogut

E qartë: Shtëpia e Bardhë thotë se Kosova është prioritet dhe në të njëjtën ditë një ambasador rus doli me mesazhin se Rusia është e gatshme të bashkohet në dialog nëse kërkohet nga Serbia.

Zgjidhja e nyjës së Kosovës është në fokus të interesit të Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin.

“Nëse Shtëpia e Bardhë dje tha se Kosova është një nga çështjet e saj më të rëndësishme të politikës së jashtme, Rusia zyrtare gjithashtu njoftoi të njëjtën ditë se ishte e gatshme të angazhohej në dialog”, shkruan Kurir, transmeton lajmi.net.

Marrëveshje e përherëshme:

Përfaqësuesi Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se një nga prioritetet kryesore të SHBA-ve që ka ndikim në gjithë rajonin është normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë – Beograd. Për shkak të rëndësisë strategjike, Trump ka emëruar edhe Richard Grenell si të dërguarin e tij të veçantë për bisedimet Prishtinë – Beograd.

“Me rritjen e angazhimit politik, si dhe përmes stimulimit të ekonomisë ne do të kërkojmë të ndihmojmë palët për arritjen e një marrëveshje të zbatueshme, e cila është e qëndrueshme dhe rrit stabilitetin rajonal”, tha Palmer.

Nga ana tjetër, ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Harchenko tha se çështja e Kosovës duhet të trajtohet rreptësisht në kornizën ligjore ndërkombëtare, bazuar në Rezolutën 1244 të OKB-së.

“Moska mund të marrë pjesë në proces, por vetëm nëse do të kishte interes dhe ftesë të përshtatshme nga Beogradi”, tha Harchenko.

Analisti i politikës së jashtme Zoran Spasiq tha se një luftë e madhe gjeopolitike po ndodh mbi Ballkanin Perëndimor.

“Dhe fokusi i SHBA-ve dhe Rusisë është në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kjo është arsyeja pse presionet ndaj Serbisë do të intensifikohen. Megjithëse pa fuqitë e mëdha nuk ka zgjidhje për nyjen kosovar,e varet nga ne që të vazhdojmë në mënyrë të maksimizimit të interesave tona kombëtare”, tha analisti serb, Spasiq.

Sipas, Predrag Rajiq nga Qendra për Stabilitet Social në Serbi, Uashingtoni dhe Moska do të përdorin Kosovën dhe Serbinë si një terren trajnimi për sundimin e tyre në Evropë.

“Presionet ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën do të bëhen gjithnjë e më të forta, veçanarisht nga Perëndimi, dhe për këtë arsye është e nevojshme të tregohet unitet. Presidenti Vuçiq ka vërtetuar se është në gjendje të përballojë presionet e tilla”, tha Rajiq.