Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë projektet e digjitalizimit

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të takohet sot me Ministrin e Shoqerisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë, Damian Manchevski dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë së Përgjithshme të Shoqerisë së Informacionit të Shqipërisë, Mirlinda Karcanaj.

Në këtë takim do të diskutohet më gjerësisht rreth projekt – propozimit për iniciativën e përbashkët ndërmjet tri shteteve për Investime në Zhvillim të Digjitalizimit, projekt i cili do të prezantohet këtë muaj para Komisioneres Evropiane për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, znj. Mariya Gabriel.

Disa nga çeshtjet shumë të rëndësishme që do të jenë pjesë e projektit janë: Marreveshja Rajonale për Kostot e Roamingut, Cloud për Hulumtim dhe Zhvillim, fuqizimi i grave, Smart city, Open Data, Internet of Things, Qendra Rajonale për Siguri Kibernetike.