Kosova sot përfundon rrugëtimin e kualifikimeve në grupe: Pret Anglinë në “Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas një rrugëtimi historik, sonte i jep fund kampanjes kualifikuese me ndeshjen që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’, kundër Anglisë, prej orës 18:00.

Kosova dhe Anglia sot do të përballen për herë të dytë me njëra tjetrën, në kuadër të Euro 2020.

Ndonëse të dy skuadrat kanë mësuar për fatin e tyre sa i përket kualifikimit, kjo ndeshje po kosniderohet shumë interesante duke marrë parasysh pritjen që Kosova u ka bërë lojtarëve dhe tifozëve anglezë.

Sonte prej orës 18:00 pritet të shihet se cila prej këtyre përfaqësueseve do të marrë pikët në ‘Fadil Vokrri’.

Kujtojmë se Kosova e ka edhe një mundësi për kualifikim në Euro 2020, kjo përmes ndeshjes gjysëmfinale në Ligën e Kombëve, ku do të përballet me Maqedoninë Veriore.