Kosovarët, më të interesuarit të emigrojnë në Gjermani

Interesimi i kosovarëve për të emigruar në Gjermani është i lartë.

Madje, prej shteteve të rajonit, kosovarët janë më të interesuarit për këtë shtet.

Vetëm në vitin 2017, gjithsej 36 mijë e 247 kontrata pune të lëshuara nga kompani gjermane janë dorëzuar për aprovim në Agjencinë e Punësimit në Gjermani.

Këto statistika i ka publikuar Jeton Mehmi nga Instituti GAP.

Prej këtyre 36,247 kontratave të punës, vetëm 28,816 janë miratuar, ndërsa në fund vetëm 6,012 persona kanë arritur të pajisen me vizën e punës.

“Dy konkluzione: një kontratë pune e dërguar nga Gjermania jo detyrimisht të garanton marrjen e vizës (kujdes që të mos dëmtoheni financiarisht nga ndërmjetësuesit), dhe konkluzioni i dytë është se kosovarët dukshëm prijnë në rajon për nga interesimi për ta lëshuar vendin e tyre”, ka shkruar ai.