KPM-ja pezullon procesin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Etikës

Komisioni i Pavarur për Media është tërhequr nga iniciativa për të ndaluar raportimin nga gjykata përmes ndryshimit të Kodit të Etikës.

KPM-ja ka marrë vendim që të pezullojë procesin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele në Republikën e Kosovës.

KPM-ja me datë 9 dhjetor 2019 kishte shpallur për diskutim publik Draft-Kodin e Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele.

Pas kundërshtimeve nga shoqëria civile lidhur me propozim-ndryshimet e reja të Kodit të Etikës të cilat do të pengonin punën e mediave, KPM-ja ka pezulluar procesin.

Ky vendim i KPM-së për pezullimin e plotësim-ndryshimit të Kodit të Etikës mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të KPM-së./GazetaExpress/