KPM urdhëron ndërprerjen e transmetimeve të kanaleve ‘Arena Sport’

Komisioni i Pavarur i Medieve ka urdhëruar operatorin ‘Art Motion’ ta ndërpresë transmetimin e kanaleve sportive të ‘Arena Sport’ të ‘Telekomit të Serbisë’, deri në respektim të plotë të rregulloreve të KPM-së.

Vendimi u votua në mënyrë unanime nga pesë anëtarët e bordit të KPM-së. Po ashtu do të fillojnë hetimet administrative EX-officio ndaj të gjithë operatorëve që transmetojnë Ligat e huaja në Kosovë, nëse kanë autorizim të Premier Ligës.