Akt i turpshëm nga mitrovicasit: Sulmohet autobusi i Bashkimit, pas fitores ndaj Trepçës

Autobusi i klubit të basketbollit ‘KB Bashkimi’ nga Prizreni, është sulmuar nga persona të panjohur në Mitrovicë, pas ndeshjes me Trepçën.

Sot ‘Bashkimi’ ka qenë mysafirë i ‘Trepçës’, ku prizrenasit arritën të triumfojnë në këtë ndeshjë për një pikë më shumë.

Rezultati final u mbyll 69:70, në favor të ‘Bashkimit’.

Mirëpo një akt i turpshëm ka ndodhur pas ndeshjes, derisa persona të panjohur kanë sulmuar autobusin e klubit dhe gjithashtu disa zyrtarë të ‘Bashkimit’.

“Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur.

Gjithashtu ka pasur tentime për t’i sulmuar fizikisht edhe zyrtarë të klubit tonë. Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.

Tutje ata kanë kërkuar nga Federata dhe organet përgjegjëse që të marrin masat e duhura dhe t’i dënojnë vandalët.