KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve

Komisioni Qendror Zgjedhor bën sot certifikimin e rezultateve përfundimtarre të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.

Elezi deklaroi se gjatë ditës së sotme do të mbahet mbledhja e radhës, ndërsa në rend të ditës është certifikimi i rezultateve përfundimtare të balotazhit nga zgjedhjet lokale, transmeton lajmi.net.

Në vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor, të datës 20 nëntor, nuk janë përfshirë vetëm rezultatet për Komunën e Dragashit.

Mbledhja do të fillojë me fillim nga ora 13:30.