KQZ: Në veri votuan gjithsej 253 qytetarë, në Zveçan asnjë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se duke u mbështur në të dhënat nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, 23 Qendrat e Votimit janë mbyllur në orën 19:00.

Zëdhënësi i KQZ-së, njoftoi se numri i qytetarëve që kanë votuar në procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni i tyre, është gjithsej 253.

Në komunën e Zveçanit nuk ka pasur asnjë votues gjatë këtij procesi votimi, në Leposaviq 124, në Zubin Potok 18 dhe në Mitrovicë të Veriut 111.

Të dhënat e plota:

Në komunën e Leposaviqit kanë votuar 124 votues nga 13,674 apo 0.91%; Në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 18 votues nga 6,877 apo 0.26%; Në komunën e Zveçanit nuk ka votuar asnjë votues nga 7,209 pra kemi 0%; Në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë votuar 111 votues nga 18,796 apo 0.59%.

Lini një Përgjigje