KQZ: Rinumërohen rreth 55 për qind e vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri në orën 16 janë rinumëruar në total 55 për qind nga vendvotimet për të cilat ishte vendosur të rinumërohen.

Sipas Valmir Elezit, zëdhënës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm sot janë rinumëruar 66 vendvotime.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe 635 të tjera për t’u rinumëruar.