Thaçi akuzon Kurteshin se ka qenë anëtar i SHIK-ut

Presidenti Hashim THaçi në Komisionin Parlamentar ka akuzuar deputetin e LVV-së se ka qenë anëtar i SHIK-ut.

Kjo deklaratë e Thaçi është përcjellë me debat të ashpër mes deputetit të VV-së dhe Thaçit. Këtë të fundit e ka përkrahur edhe deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa.

Thaçi po ashtu i ka thënë deputetit të VV-së, Sami Kurteshit se pasluftës e kishte refuzuar anëtarësimin e tij në PDK.

“E din ti kur të kam refuzu me ardhë në parti kur je kanë anëtar i SHIK-ut”, ka thënë Thaçi, teksa ka vazhduar: “Kur kom pas poena politik, shtatë herë ju kam mujtë; s’e kam ndërmend me u kthy ma në atë kohë”, ka thënë Thaçi.

Beqa madje i ka thënë Kurteshit se duhet të kontrollohet tek psikiatri.