Krasniqi deklarohet pas takimit me Kurtin

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk e di se çfarë rruge është duke ndjekur lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Krasniqi pas takimit që pati me Kurtin dhe liderët e partive opozitare thotë se dëgjuan gjatë Kurtin dhe diskutuan por pa një zgjidhje të qartë.

“S’kemi përgjigje këto kanë qenë disa nga negociatat për gatishmërinë për të diskutuar dhe mundësinë për t’ju ndihmuar. Sot dalë nga ky takim jo shumë i sigurt që kryeministri dhe Qeveria e dinë se në çfarë rruge po shkojnë për të ruajtur integritetin e Kosovës”, tha Krasniqi.

“Erdhëm për të dëgjuar kryeministrin, diskutuam gjerë e gjatë dhe si do ta dalim suksesshëm nga kjo rrugë” u shpreh Krasniqi.