Krasniqi: Haradinaj e Kurti në pushtet po i aprovojnë marrëveshjet që i kundërshtuan

Analisti Albert Krasniqi ka shkruar në lidhje me demarkacionin e asociacionin. Ai ka përmendur se si politikanët Ramush Haradinaj e Albin Kurti, sa ishin në opozitë e kundërshtonin, demarkacionin e asociacionin, e sipas tij për ironi të dyve në rolin e kyeministrit po i bie që t’i aprovojnë këto marrëveshje.

Krasniqi ka thënë se marrëveshjet vazhdojnë të qëndrojnë të njëjta, por kushtet që i ka përmendur Haradinaj për demarkacion e ato të Kurtit për Asociacion janë vetëm për t’i shtuar hi syve të publikut.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin.

Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut.