Krasniqi, Hotit: Nuk rrëzohet qeveria me vajtime

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook ka ftuar shefin e grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, që ta hartojnë strategjinë për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Ramush Haradinaj.

“Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet qeveria me vajtime” ☹