Aksident pak para mesnate, humb jetën një burrë në rrugën e Rinasit

Një burrë në moshë të thyer humbi jetën sonte në mbrëmje pasi u përfshi në një aksident rrugor që ndodhi pranë aeroportit.

Aksidenti ndodhi sonte, rreth orës 23:00, në rrugën e “Rinasit”, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Tiranës.

Mësohet se automjeti me drejtues shtetasin P. Gj., ka përplasur shtetasin M. D., rreth 70 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari ka ndërruar jetë. Viktima mësohet se ishte këmbësor dhe banor i zonës.

Policia tha se po vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al