Krasniqi: Kurti për 15 vjet ka promovuar kauza që kanë vdekur njerëz, ndërkaq për një javë u zhveshë prej atyre kauzave

Frashër Krasniqi nga radhët e PSD’së ka hedhur akuza ndaj kreut të Kosovës Albin Kurti, ku siç thotë Krasniqi veprimet e Kurtit janë popullsitë.

Krasniqi për televizionin publike thotë se ka ndërruar kryeministri por jo që do të ndërroj edhe gjendja në Kosovë, përcjell Periskopi.

Frashër Krasniqi në Debat tha se të gjitha kauzat që Kurti I ka promovuar për 15 vite I zhveshi për shtatë ditë.

Ni subjekt popullistë, që e ka përqafu VV, po del në pah që kjo është e vërteta. Sot Kurti mund të bëjë krejtë qa kanë bë para ardhësit e tij vetëm pse është Kurti. Po investon në perceptimin e epërsisë morale, duke bërë veprime popullsitë. A kemi një qeveri që modelin e njëjtë e bënë më së miri. Sot Kurti po kërkon nëpër konferenca donacione për asfalltë. Shenjat e para nuk janë të mira, krejt veprimet që janë bërë në qeverinë e kalume do ti bëjë edhe Kurti nën ombrellën e populismi. Ni personë për 15 vjet ka promovuar disa kauza që kanë vdekur njerëz, vjen për ni javë dhe zhveshët prej atyre kauzave”, tha Krasniqi në RTK.