Krasniqi: Nuk e votojmë asnjë qeveri që nuk udhëhiqet nga PDK-ja

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), nuk do të votojë asnjë qeveri nëse nuk udhëhiqet nga vetë ajo.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me votimin e qeverisë së re.

Krasniqi ka bërë të qartë se deputetët e PDK-së nuk do të votojnë asnjë qeveri e cila nuk udhëhiqet nga subjekti politik që ai i takon.

“Absolutisht jo. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri që nuk e udhëheq Partia Demokratike e Kosovës. Krejt e kanë votën kundër”, deklaroi Krasniqi, raporton lajmi.net.

Këto komente Krasniqi i bëri pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ku u diskutua rreth situatës së koronavirusit në Kosovë.