Krasniqi pas takimit me Kurtin: Vettingu duhet të zhvillohet përmes Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Krasniqi në një konferencë për media ka thënë se pas ftesës që ka pranuar nga Kurti për t’u takuar në Qeveri në lidhje me procesin e vetttingut, sot e ka ftuar Kurti në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror ku duhet të diskutohen dhe miraton çështjes me interes vital për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të vettingut në Sistemin e Drejtësisë së Kosovës. Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias. Meqenëse edhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij ka kërkuar arritjen e konsensusit institucional e politik, transparencë dhe standarde të larta profesionale, PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme, është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme”, ka thënë Krasniqi, shkruan Paparaci.

Më tej, Kryetari Krasniqi ka thënë se, për të zbatuar një proces të tillë, është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.