Krasniqi uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi tha se liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me SHBA-të dhe Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit, shkruan Fokusi.info.

Ai urimit ia bashkangjiti edhe një fotografi krahas presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Lindja dhe ngritja e kombit të madh amerikan i ka dhënë dhe i jep botës gjithmonë siguri e mirëqenie dhe ka mishëruar vlerat më të mëdha njerëzore si liria e demokracia. Liria dhe pavarësia e Kosovës janë pashmangshëm të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova i është mirënjohëse pafundësisht mbështetjes amerikane në rrugëtimin e vet të shtetndërtimit. Ta ruajmë dhe forcojmë këtë miqësi të shenjtë. Gëzuar 4 korrikun!“, ka shkruar Krasniqi.