Mustafa uron Biden për fitoren

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Joe Biden për fitoren e madh si president i SHBA-së.

Mustafa ka thënë se SHBA bëri zgjidhjen e duhur duke përkrahur mikun e Kosovës.

Ai tha se ka takuar s’disa herë Biden, duke e vlerësuar si një njeri të mrekullueshëm.

“SHBA, bëri zgjedhjen e merituar. Demokrati Joe Baiden mori përkrahje te gjerë për President të shtetit më të fuqishëm në botë. Miku dhe përkrahësi i Kosovës!

Pata rastin ta takojë dhe të bisedoj disa herë me këtë njeri të mrekullueshëm. Urime Amerikë! IM”, tha ai.